Lajme

Ushtarët zviceranë pritet të qëndrojnë në Kosovë deri më 2026, mund të rritet numri i tyre

Këshilli Federal i Zvicrës dëshiron që t’ia zgjasë mandatin misionit Swisscoy në Kosovë edhe për tri vjet, deri në vitin 2026, raporton Blick.

Të mërkurën ky mesazh është dërguar në Parlament.

Zvicra po ashtu dëshiron që të ketë të drejtën për ta rritur kontingjentin zviceran në forcën e KFOR me një maksimum prej 30 ushtarëve gjatë mandatit.

Lexo më shumë  Haga dënoi ish-krerët e UÇK-së, Tritan Shehu thirrje Kuvendit: Të fusim sot në rend dite Rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë, çështje urgjente!

“Situata në Kosovë aktualisht është stabile, por ende e karakterizuar me luhatshmëri. Përveç kësaj, lufta në Ukrainë sjell rreziqe të shtuara të sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Zvicrës.

Swisscoy ka një maksimum prej 195 ushtarëve që dalin vullnetarë për misionin.

Në qershor të vitit 2020, Parlamenti e zgjati mandatin e këtij misioni deri më 31 dhjetor të vitit 2023.

Lexo më shumë  128 vjet burgim për shqiptarët, 107 për serbët, këto janë dënimet e shqiptuara nga gjykata me seli në Hagë për luftën në Kosovë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *