Bota

Ushtarët rusë në mes të borës, Ukraina i bombardon me predha

Ukraina po vazhdon t’i çlirojë disa zona të vogla nga trupat ruse nëpërmjet predhave nga distanca.

Blogu ushtarak ukrainas, “Inside the AFU”, ka publikuar pamje të sulmeve ndaj ushtarëve rusë në Sinkivka, zonë kjo e banuar me jo shumë banorë.

Në pamje shihen ushtarët rusë që të zënë në borë, qëllohen nga lartësia nëpërmjet dronëve.

Sulmet e Ukrainës ndaj rusëve po vijojnë edhe në zona të tjera. Së fundmi Rusia e ka pranuar se një luftanije i është dëmtuar rëndë nga trupat ukrainase në Detin e Zi.

Rruga Press

YouTube player