Ushtarët italianë që u lënduan në veri shkojnë në Itali për trajtim
KFOR-i thotë se ushtarët italian që u lënduan në veri janë kthyer në shtëpi.
KFOR-i ka njoftuar se 15 ushtarët italian që u lënduan gjatë protestës në veri të Kosovës tashmë janë kthyer në Itali.
Bëhet e ditur se ata do të marrin trajtim mjekësor në spitalin ushtarak italian “Celio”.
Lexo më shumë Karlo Bolino shkarkoi nga puna Ilir Babaramon pas kritikave ndaj qeverisë së Edi Ramës
“Të tjerët do të shërohen në infermierinë mjekësore të KFOR-it në Shtabin e KFOR-it dhe janë planifikuar që së shpejti të kthehen në detyrat e tyre”, thuhet në komunikatë.
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, ka takuar ushtarët italianë në aeroportin e Prishtinës, për t’i uruar edhe një herë shërim të shpejtë dhe të plotë.
Rruga Press

