Lajme

Nga viti 1999 në Kosovë janë deminuar mbi 95 mijë mina të pashpërthyera

Në Ditën Botërore të Mjedisit FSK, ekipet e KFOR-it, dhe organizatat e tjera kanë pastruar mbi 60 milionë metra katror tokë.

Kështu bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i cili ka thënë se që nga viti 1999 janë deminuar mbi 95 mijë mina dhe mjete të tjera eksplozive të pashpërthyera.

Lexo më shumë  QSUT në Tiranë në kushte të papërshtatshme, Xhixho: Qeveria ka lënë pacientët në gjendje skandaloze, shëndetësia në kolaps

Mehaj u shpreh se çdo minë e deminuar, do të thotë një jetë e shpëtuar, duke thënë se në këtë mënyrë krijohen kushtet për një mjedis më të sigurt.

“Këto rezultate janë indikator i punës së shkëlqyer të kryer nga ekipet e FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit dhe organizatat tjera deminuese, falë punës së tyre janë shpëtuar shumë jetë njerëzish dhe njëkohësisht është kthyer një numër i madh i tokave për shfrytëzim nga komunitetet”, shkroi ai ndër tjera. 

Lexo më shumë  Kongresistët amerikanë shkojnë në Preshevë, Shaip Kamberi i pret dhe kërkon barazi për shqiptarët në Luginë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *