Ushtarët gjermanë të KFOR-it kryejnë patrullime në Kamenicë
Ushtarët gjermanë që veprojnë në kuadër të Komandës Rajonale të Lindjes të misionit të KFOR-it kanë kryer patrullime rutinore në qytetin e Kamenicës.
Sipas një njoftimi të këtij misioni në Facebook, këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
“KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in (Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”.
Rruga Press