KryesoreLajme

Ushtarët gjerman zbarkojnë në Kosovë, Rohde: Përgatitje e terrenit edhe për trupa të tjerë

Një kontigjent i ushtarëve gjermanë, kanë zbarkuar dje në Kosovë.

Sipas, ambasadorit Jorn Rohde, ky është një hap drejt rritjes së pranisë ushtarake.

“Gjermania vazhdon të marrë përgjegjësitë e saj në kuadër të KFOR-it në Kosovë”, tha Rohde.

Diplomati gjerman e quajti zbarkimin e ushtarëve “si përgatitje të terrenit për shtimin e një kontigjenti” të vendit nga ku vjen ai.

Shtimi i trupave të KFOR-it erdhi si pasojë tensioneve në veri e po ashtu edhe për shkak të agresionit të Serbisë në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
YouTube player