KryesoreLajme

Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor “Ujku Bravo”

Në kuadër të planit për validimin e Kompanive, Regjimenti i Tretë ka realizuar ushtrimin “Ujku Bravo” ku pjesëtarët e kompanisë janë sfiduar dhe trajnuar intensivisht për operacione togu, duke përfshirë përdorimin e të gjithë sistemeve të armatimit që i ka një kompani e këmbësorisë.

Forca e Sigurisë së Kosovës njofton se skenarët e ushtrimit janë përgatitur në përputhje me zhvillimet aktuale të luftës, duke përfshirë çarjen e pengesave si dhe reagimin ndaj sulmeve kimike.

Lexo më shumë  Arrestohet një person për thyerjen e xhamit të Kuvendit të Kosovës, i dyshuari del se ka dosje për disa raste në Polici. Për posedim të paautorizuar të armës, dhunë në familje dhe vjedhje

“Ky ushtrim ka qenë një mundësi e shkëlqyer për forcimin e aftësive, bashkëpunimit dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të kompanisë për t’u përballur me sfidat e mundshme në terren”, bëhet e ditur në njoftim.

YouTube player