KryesoreLajme

​Ushtarët e FSK-së përfundojnë ushtrimin fushor ‘’Ujku Alfa’

Regjimenti i Tretë i Komandës së Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka përfunduar me sukses ushtrimin fushor Nivel Togu “Ujku Alfa”.

Ojektiva e këtij ushtrimi ishte përgatitja e personelit ushtarak të kompanisë A në nivel Togu me municion luftarak duke përdorur metodologjinë e trajnimit, Zvarritje (dry), Ecje (blank), dhe vrapim (live).

Lexo më shumë  Gërvalla në takimin e grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor”: Kosova të anëtarësohet në BE

Sipas një komunikate të lëshuar nga FSK, thuhet se për ta përcjell nga afër trajnimin ishte komandanti i Forcave Tokësore gjeneral brigade Hysen Dreshaj, komandanti i Regjimentit të Tretë nënkolonel Ilir Beqiri, përfaqësues ushtarak nga Ambasada Amerikane të cilët thuhet se u ndanë të kënaqur me rrjedhën dhe përgatitjen profesionale të ushtrimit.

Rruga Press

YouTube player