Lajme

Ushtarë të FSK-së marrin pjesë në trajnimin për Kërkim-Shpëtim Urban në Zvicër

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka njoftuar se pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër.

Maqedonci thotë se ata për pesë ditë kanë zhvilluar trajnimin “Kërkim-Shpëtimi Urban”.

“Përkrah ekipeve të kërkim-shpëtimit nga Mbretëria e Bashkuar, Spanja dhe Franca, pesë pjesëtarë të FSK-së të Qendrës Ndërkombëtare të Kërkim-Shpëtimit të Gardës Kombëtare, me ftesë të Ekipit Ndërkombëtar të Kërkim-Shpëtimit të Mbretërisë së Bashkuar, dhe me aprovimin e Ekipit të Kërkim-Shpëtimit të Kombeve të Bashkuara, morën pjesë në trajnimin e organizuar në Zvicër, ku për pesë ditë me radhë zhvilluan trajnimin Kërkim-Shpëtimi Urban”, ka shkruar ministri.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

Tutje, ministri ka deklaruar se “pjesëtarët tanë edhe një herë treguan shkallë të lartë profesionalizmi duke dëshmuar kësisoj potencialin e jashtëzakonshëm që ekziston brenda QNTKSH për t’u shndërruar në qendër të njohur ndërkombëtarisht në fushën e kërkim-shpëtimit, me Kosovën si shtet pritës”.

Rruga Press

YouTube player