Bota

Shtëpia e Bardhë paralajmëron se po i mbarojnë paratë për të ndihmuar Ukrainën

Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar se Shteteve të Bashkuara të Amerikës po i mbarojnë koha dhe paratë për të ndihmuar Ukrainën të luftojë luftën e saj me Rusinë.

Drejtoresha e buxhetit të Shtëpisë së Bardhë, Shalanda Young i dërgoi paralajmërimin në një letër kryetarit republikan të Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson dhe udhëheqësve të tjerë të Kongresit të hënën, sipas Reuters.

Lexo më shumë  Radev: Rruga e Maqedonisë së Veriut për në Bruksel kalon nëpër Sofje

Në letër, Young shkruante: Dua të jem e qartë: pa veprime të Kongresit, deri në fund të vitit do të na mbarojnë burimet për të blerë më shumë armë dhe pajisje për Ukrainën dhe për të siguruar pajisje nga rezervat ushtarake të ShBsë. Nuk ka asnjë arkë magjike financimi për të përmbushur këtë moment. Ne jemi pa para – dhe pothuajse nuk kemi kohë, raporton Guardian.

Në tetor, administrata Biden paraqiti një kërkesë prej 106 miliardë dollarë në Kongres për të financuar planet për sigurinë kufitare të Ukrainës, Izraelit dhe ShBA-së.

Rruga Press

YouTube player