KryesoreLajme

Ushtarë amerikanë trajnohen para ardhjes në Kosovë (FOTO)

Misioni amerikan në NATO ka treguar se ushtarë amerikanë janë duke u trajnuar para ardhjes në Kosovë.

Përmes një postimi në X, thuhet se trajnimi quhet “fobia nga zjarri”.

ushtria amerikane trajnim kfor1
Ushtarë amerikanë trajnohen para ardhjes në Kosovë, në kuadër të KFOR-it. Foto: Misioni Amerikan në NATO / X

“Quhet trajnimi i ‘fobisë nga zjarri’. Po shihet pse. Trajnimi është organizuar për aleatët dhe partnerët e NATO-s përpara vendosjes së tyre në Kosovë. Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) po ndihmon për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet në Kosovë, në përputhje me mandatin tonë të Kombeve të Bashkuara”, tha Misioni amerikan në NATO. 

Lexo më shumë  Bashkëshorti i ministres Delina Ibrahimaj qëllon me thikë në mes të Tiranës drejtorin e Përgjithshëm të ATK-së
YouTube player