Bota

Ushtaraku rus ndihmoi ukrainasit ta fundosin flotën e Moskës në Detin e Zi

Një ushtarak rus ndihmoi ukrainasit të planifikonin një sulm të madh në flotën e Moskës në Detin e Zi në Krime.

Një zëdhënës i ATESH, lëvizje e tatarëve ukrainas në Krime, deklaroi se një nga anëtarët e saj në flotën detare mori detaje të vendndodhjes dhe misioneve të mundshme të nëndetëses Rostov, e cila pësoi dëme të mëdha gjatë sulmit.

Lexo më shumë  Luftë e rreptë në Kursk, ukrainasit me Javelin shkatërrojnë artilerinë ruse

ATESH pretendoi se partizanët e saj kishin mbledhur informacion për disa ditë dhe kishin luajtur një rol kyç në identifikimin e objektivave ushtarake ruse.

Qytetarët lokalë gjithashtu dhanë ndihmë, tha grupi për kyivpost, raporton skynews.

“Shumë nga informacionet janë marrë nga banorët e zakonshëm të Sevastopolit, të cilët vazhdimisht na dërgojnë informacione për trupat ruse”, tha zëdhënësi.

Lexo më shumë  Anija ruse hyn në ujërat britanike, shteti del me paralajmërim për Putinin

Ata gjithashtu pretenduan se forcat ruse ishin tronditur nga sulmi dhe se “realiteti i tmerron ata”.

Rruga Press

YouTube player