Opinion/Aktualitet

Pavarësia e Kosovës asht fitu me flijime, jo me negociata

Shkruar Agim Morina

Negociatat me Serbinë në të kaluemen kanë qenë të lehta, sepse vazhdimisht janë zbatu kërkesat e Serbisë, që janë paraqitë gjithmonë si kërkesa të bashkësisë ndërkombëtare. Ashtu qysh po paraqiten edhe tash.

Natyrisht, ka arsyetime edhe për këto lëshime. Po thuhet se këto lëshime sollën pavarësinë. Por këto arsyetime janë sa mizore, aq edhe të pamend. Me pasë mujtë me sjellë pavarësinë me negociata, nuk do të duhej të kishte ndodhë kurrë lufta.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Shqiptarët – jo “kosovarët” – e kanë pagu tepër shtrejtë pavarësinë me vujtjet shekullore, me burgje, me tortura e me flijime të tmerrshme. Vetëm në luftën e fundit e paguen me ma shumë se 10 mijë shqiptarë të vramë, me 20 mijë femna shqiptare të dhunueme, me 150 mijë shtëpi shqiptarësh të djeguna e me rreth një milion shqiptarë të dëbuem.

Lexo më shumë  Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro

A pak paska qenë ky çmim, që tash me thanë se pavarësinë e paskemi fitu tue i ba lëshime Serbisë në negociata?

Rruga Press

YouTube player