Bota

Ushtaraku britanik sheh një rrezik tjetër nga Rusia – shkatërrimin e kabllove nënujore të internetit

Qindra metra nën oqean shtrihet një rrjet global kabllosh interneti që supozohet të jetë “përgjegjës” për mbajtjen e 97 për qind të komunikimeve ndërkombëtare.

Në një epokë dixhitale, këto kabllo fizike, të veshura me çelik dhe plastikë, janë thelbësore për funksionimin tonë.

Nëse do të çaktivizoheshin, kjo nuk do të na pengonte thjesht të hynim në uebfaqe në telefonat dhe laptopët tanë – do të prishte gjithçka, nga bujqësia dhe kujdesi shëndetësor, tek logjistika ushtarake dhe transaksionet financiare, duke e zhytur botën menjëherë në një depresion të ri.

Lexo më shumë  SHBA, Kievi dhe aleatët, refuzojnë ofertën e Putinit për armëpushim

Andaj, sipas ekspertëve, ky skenar renditet krahas luftës bërthamore si një kërcënim ekzistencial për mënyrën tonë të jetesës, shkruan DailyMail.

Dhe shefi i sapoemëruar i shtabit të mbrojtjes britanike, Admirali Sir Tony Radakin, mendon se Rusia është fuqia armiqësore që ka më shumë gjasa për të gjymtuar këto arterie jetike.

Në një intervistë, ai tha se kishte pasur “një rritje fenomenale” në aktivitetin e nëndetëseve ruse gjatë 20 viteve të fundit, duke shtuar: “Rusia ka rritur aftësinë për të vënë në rrezik ato kabllo nënujore dhe potencialisht për t’i shfrytëzuar ato”.

Lexo më shumë  Aeroplani luftarak rus futet në hapësirën ajrore të Suedisë

Rruga Press

YouTube player