Bota

Ursula von der Leyen: Kjo është “luftë hibride nga Bjellorusia

Të premten krerët e BE debatojnë për numrin në rritje të refugjatëve që përmes Bjellorusë vijnë në BE.

Kancelarja gjermane akuzoi presidentin bjellorus, Aleksander Lukashenko për “kontrabandë shtetërore me njerëzit”.

Ajo e ka kërcënuar Lukashenkon me sanksione të reja.

Kurse presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen u shpreh se e shohim këtë si “luftë hibride nga Bjellorusia.”

Von der Leyen tha, se “asnjë jetë njeriu nuk duhet të vihet në rrezik për shkaqe politike.

Prandaj jam e sigurtë që Këshilli do t’i japë një përgjigje të vendosur dhe të fortë kësaj sjelljeje të Bjellorusisë që duhet të marrë fund.”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *