Lajme

Uroi festat e nëntorit me foton e Enver Hoxhës, asnjë masë ndaj deputetit Bujar Çela

Edhe pse kaloi më shumë se një javë nga urimi me foton e Enver Hoxhës për festat e nëntorit në grupin e WhatsApp të Komisionit Parlamentar të Sigurisë, asnjë masë nuk është marrë ndaj deputetit Bujar Çela.

Deputeti i Fierit nuk ka marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve që atëherë.

Megjithatë, i vetmi reagim për ngjarjen nga mazhoranca ishte ai i kryetarit të grupit parlamentar, Taulant Balla, i cili tha se po verifikohej rasti dhe do të merreshin masa disiplinore nëse konstatohet thyerje etike.

Lexo më shumë  Euronews akuzohet për “shkelje të qartë të integritetit editorial” për zgjedhjet në Hungari

Çela, nga ana tjetër, nuk u tërhoq nga deklaratat e tij për vlerësimin e rolit të Enver Hoxhës.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Bardhi: Negociatat me BE kanë ngecur sepse Rama po mbron Ballukun

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *