KryesoreLajme

“Urime mësimdhënësve 7 Marsi”, Kurti viziton familjen e mësueses së tij të parë

Me rastin e 7 Marsit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka uruar të gjithë mësimdhënësit për ditën e mësuesit.

Ai tha se në këtë ditë vizitoi familjes Dobruna në Gjakovë, në shtëpinë në të cilën është lindur mësuesja e tij e parë, Nafije Dobruna Deva.

“Në mëngjesin e sotëm isha për vizitë te familja Dobruna në Gjakovë, në shtëpinë në të cilën është lindur mësuesja ime e parë Nafije Dobruna Deva. Evokuam kujtime të shumta e të paharrueshme me vajzën e mësueses, Afërditën, në këtë shtëpi të vjetër më shumë se dy shekuj, e ku tani banon kolegu im nga qeveria, Agon Dobruna, zëvendësministër i Financave, Punës dhe Transfereve”, ka shkruar Kurti.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Ai ndau fjalë miradije për mësuesen e tij të parë dhe se sa punë të zellshme kishte bërë ajo.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka shkruar se “Mësuesja Nafije ishte kombinimi i përsosur i disiplinës dhe dashurisë: sado nxënës i mirë të kesh qenë, asnjë pesëshe nuk ka qenë e kollajshme. Ajo ka dhënë një kontribut të pamatshëm për arsimimin, edukimin e formimin tim, krahasueshëm me nënën time”.

“Jeta e saj ka qenë e vështirë. Babai, Ismaili, i internuar për dy vjet në burg në Vjenë si NDSh-ist gjatë Luftës së Dytë Botërore, pas së cilës bie në varfëri meqë pushteti i atëhershëm ia rrëmben pasurinë. Ai vdes pak vjet më pas. Nëna, Qazimja i rrit pesë fëmijë jetim. Më e madhja, Nafija, e mbaron Shkollën Normale dhe bëhet mësuese”.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Kurti tregoi edhe çfarë i dhuroi vajzës së mësueses së tij.

“Përveçse një buqetë me lule, Afërditës ia dhurova fotografinë e klasës I/4 me mësuesen Nafije, nga qershori i vitit 1982. Mandej nga klasa e dytë fotografitë zënë e bëhen me ngjyra”.

Rruga Press

YouTube player