KryesoreSpeciale

Urime ditëlindja e Hamëz Jasharit – Dylit!

Nga Durim Adbullahu

Kur u vra në mars të vitit 1998 në Prekaz, Hamëz Jashari ishte 48 vjeçar. Sot ai do të bëhej 74 vjecar, meqë kishte lindur më 19 shkurt 1950. Në fotografinë e parë, Hamëz Jashari mban një kostum kombëtar rugovas, të veshur për ta luajtur rolin e Dyl Mehmetit, në shfaqjen sipas dramës “Fosilet” së Azem Shkrelit. Ishte pikërisht ky rol që ia dha Hamzës nofkën Dyli. Për rreth dhjetë vite, Hamza luajti si aktor amator në teatrin “Drenica” në Skenderaj.

Lexo më shumë  Kurti: Historikisht, rinia ishte nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha

Baba i 9 fëmijëve, këngëtar, aktor amator, punëtor fabrike dhe sindikalist në përditshmërinë e jetës, Hamëz Jashari është përjetësuar në histori si luftëtar lirie i paepur: me vetëdije të lartë politike dhe me këmbëngulje në rrugën e luftës së armatosur çlirimtare. Lexues dhe artikulues i mprehtë i politikës, pas 6 vitesh të kaluara në ilegalitet, Hamëz Jashari u vra duke luftuar në mbrojtje të familjes dhe shtëpisë së tij, por që ndërkohë, me rezistencën e armatosur ishte bërë trashëgimi e gjallë e luftës së shqiptarëve për çlirimin e Kosovës nga Serbia!

Urime ditëlindja e Hamëz Jasharit – Dylit!

Rruga Press

YouTube player