KryesoreLajme

Gërvalla e homologët e saj kroat e portugez, biseduan për sigurinë në rajon

Në takime të ndara, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, João Gomes Cravinho, si dhe ministren e Punëve të Jashtme të Lihtenshtajnit, Dominique Hasler.

Lexo më shumë  Rastet e dhunës dhe intimidimit nga politika - Gazetarët protestojnë para Kuvendit të Shqipërisë

Përmes një komunikate për medie bëhet e ditur se gjatë këtyre takimeve, ministrja Gërvalla i njoftoi homologët e saj rreth proceseve nëpër të cilat po kalon Kosova, duke përfshirë sigurinë dhe tendencat destabilizuese të Serbisë, të cilat e rrezikojnë hapur sigurinë dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por edhe më gjerë.

“Bashkëpunimi në fushën e ekonomisë dhe mbështetja për Kosovën në rrugën e saj drejt anëtarësimit në mekanizma ndërkombëtarë ishte gjithashtu pjesë e rëndësishme e diskutimit të frytshëm bilateral me Kroacinë, Portugalinë dhe Lihtenshtajnin”, thuhet në komunikatë.

Lexo më shumë  OBSH: Shqipëria ka numrin më të ulët të mjekëve për banorë në Evropë
YouTube player