Bota

Urdhri që presidenti Biden pritet të nënshkruajë për abortin

Presidenti amerikan, Joe Biden do të nënshkruajë të mërkurën një urdhër ekzekutiv që synon ta bëjë më të lehtë udhëtimin mes shteteve për gratë që kërkojnë abort.

Me vendimin e Gjykatës Supreme, aborti nuk është bërë me automatizëm ilegal në SHBA – mirëpo shtetet mund të vendosin nëse do të lejojnë diçka të tillë.

Rreth gjysma e shteteve amerikane, sidomos në jug, pritet që të ndalojnë tërësisht këtë procedurë, duke miratuar ligjet që ndalojnë abortin.

Më konkretisht, një nga direktivat që Bideni do të nxjerrë është që të lejojë shtetet që nuk e kanë ndaluar me ligj abortin të aplikojnë masa të veçanta të Medicaid [paketë përfitimesh të specializuara për një nëngrup përfituesish], të cilat do tu ndihmonin atyre që të trajtojnë gratë që kanë udhëtuar nga shti në shtet për të kryer abortin.

Lexo më shumë  Dokumente të rreme: Si Rusia po përpiqet të mashtrojë me identitetin e ushtarëve të Koresë së Veriut

Urdhri gjithashtu do t’u bëjë thirrje ofruesve të kujdesit shëndetësor që të respektojnë ligjet federale të mosdiskriminimit dhe të thjeshtojnë mbledhjen e të dhënave kryesore mbi shëndetin e nënës në Institutin Kombëtar të Shëndetit dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Detajet e urdhërit u përshkruan nga zyrtarë të lartë të administratës, të cilët folën në kushte anonimiteti.

Biden, i cili vazhdon të qëndroj i izoluar në rezidencën e Shtëpisë së Bardhë për shkak të COVID-19, do të nënshkruajë urdhrin ekzekutiv pasi ai ndihmon në lansimin e një task force federale për qasjen në kujdesin riprodhues, e cila do të udhëhiqet nga zëvendëspresidentja Kamala Harris, thanë zyrtarët.

Lexo më shumë  NASA gati për fluturimin historik në atmosferën e Diellit – a do t’i mbijetojë anija temperaturave ekstreme?

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më 24 qershor, shpalli vendimin, i cili i dha fund të drejtës gjysmëshekullore të abortit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *