Lajme

Urdhëri i Gjykatës s’i mbrojti dot, në pranga dy persona në Elbasan, dhunuan bashkëshortet

 Një 41-vjeçar dhe një 60-vjeçar kanë rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohen se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre. Dy burrat, të identifikuar me inicialet V.M. dhe A.F., duhet të qëndronin larg bashkëshorteve të tyre, pasi Gjykata i kishte pajisur me urdhër mbrojtjeje. Por duket se kjo masë nuk e ka ndaluar dhunën ndaj tyre. 

Lexo më shumë  Peci ndan nga 50 euro për fëmijët autikë të Mitrovicës

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:V.M., 41 vjeç, banues në fshatin Hajdaran, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij; A.F., 60 vjeç, banues në Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Rruga Press

Lexo më shumë  Investim 12 milionësh në TC “Kosova B”: Nënshkruhet kontrata për pastrimin e lumit Sitnica
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *