Lajme

Urdhër-arresti i gjykatës së Moskës taktikë për të shpëtuar spiunen ruse të arrestuar në Shqipëri

Gazetari Lavdrim Lita dha se urdhër-arresti i lëshuar nga gjykata në Moskë për shtetasen ruse Svetlana Timofoeva, të arrestuar në Shqipëri është një taktikë për ta shpëtuar.

Lita u shpreh se shkëmbimi i spiunëve është një gjë që ndodh prej më shumë se 50 vitesh mes shteteve.

Ai theksoi se interesant është fakti që edhe në nivel diplomatik po negociohet për dëbimin e shtetases ruse që në Shqipëri akuzohet si spiunazh.

Lexo më shumë  Reagon Taravari: BDI-ja manipuloi me vota joshqiptare, do t’u vijë fundi më 8 maj

“Unë i qëndroj mendimi se ngjarja shumë e rëndë, i ka të gjitha tiparet për mbledhjen e informacionit të një shteti të huaj për bazat ushtarake të Shqipëri. Kemi pasur fotografime dhe pamje me dron apo survejim. Uzina ka 5 tonë tritol, mijëra predha dhe armatime”, tha gazetari.

Timofeyeva dhe dy burrat tjerë, njëri rus, Mikhail Zorin, dhe tjetri ukrainas, Fedir Mykhaylov, janë ndaluar më 20 gusht në Shqipëri.

Autoritetet shqiptare kanë thënë se Timofeyeva dhe Mykhaylov janë ndaluar afër fabrikës, ndërsa Zorin ka qenë brenda.

Ai ka hedhur sprej piperi ndaj dy roje ushtarave që kanë tentuar të kapin.

Më 24 gusht, autoritetet në Shqipëri kanë marrë vendim që tre personat të qëndrojnë në burg derisa të përfundojnë hetimet dhe gjykimi i rastit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *