Lajme

Urdhër-arresti edhe për Arben Gjatën, rektorin e Universitetit të Mjekësisë

Rektori i Universitetit të Mjekësisë njëherësh shefi i kirurgjisë, Arben Gjata ka shpëtuar nga burgosja me masën e arrestit “detyrim paraqitje” për korrupsionin me koncensionin e sterilizimit. Gjata është një nga personat për të cilët u firmos fillimisht urdhëri i arrestit, por që do të gjykohet i lirë.

Rektori në kohën kur u lidh koncesioni më dhjetor të vitit 2015 mbante detyrën e anëtarit të komisionit të koncesionit të sterilizimit.

Në dëshminë e tij për SPAK, të siguruar nga emisioni “Në shënjestër”, Arben Gjata, sa i takon kësaj çështje ka deklaruar: “Nga ajo çfarë kemi diskutuar në komision ka rezultuar se edhe nga ana ekonomike kjo ishte procedura më e favorshme”.

Ai shprehej se infeksionet spitalore, ishin arsyeja kryesore, se përse koncesioni ishte mënyra e vetme për të përmirësuar situatën në spitalet në vend dhe për të patur një shërbim me cilësor.

Lexo më shumë  “Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Por asnjë prej anëtarëve nuk shpjegoi dot, sesi kostot u rritën dhe se përse ata nuk kishin mundur të parashikonin këtë gjë.

“Nga eksperienca që kam në këtë fushë mënyra e procedimit me prokurim të zakonshëm mund të çonte në dështim. Do duhej që të gjitha shërbimet e parashikuara të prokuroheshin me procedura të veçanta.

Përsa i përket prokurimit të instrumentarit, mesa jam në dijeni, procedura e fundit e prokurimit të tyre është bërë në vitin 2004. Kompanitë seriozë që ofrojnë cilësinë më të lartë nuk janë të interesuara për tregun shqiptar. Ndërsa koncesioni në fjalë tërhoqi një kompani serioze, siç ishte ajo që fitoi procedurën”, ka deklaruar Arben Gjata.

Koncensioni 10 vjeçar me vlerë afro 100 milionë euro iu dha kompanisë SaniService, një bashkim kompanish ku Ilir Rrapaj me kompaninë e tij Investital LLC është zotëruesi kryesor i aksioneve, krahas kompanive italiane “Servizi Italia”, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”.

Lexo më shumë  Dita kombëtare e të zhdukurve, Osmani: Pas anëtarësimit në KiE, familjarët e të pagjeturve do të mund të padisin Serbinë

Kontrata e Partneritetit Publik-Privat parashikonte sterilizim të përsonalizuar të pajisjeve kirurgjikale një përdorimshe.

Koncensioni i sterilizmit u përfshi qysh në fillim nga dyshime, polemika dhe dritëhije të shumta, pasi Rrapaj e kishte themeluar kompaninë e tij “Investal LLC” në Prishtinë, ndërsa prej vitesh jetonte në Umbria të Italisë, ku drejtonte një kompani të vogël ndërtimi.

Dyshime të tjera lindën lidhur me vlerën e kontratës, që bazohej në një numër të caktuar operacionesh kirurgjikale, duke rritur kostot për buxhetin e shtetit.

Kompanisë fituese iu dorëzua një qendre moderne sterilizimi, ndërtuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza me kredi nga qeveria, por ajo nuk u vu asnjëherë në funksionim.

Rruga Press

YouTube player