Lajme

Urat e paligjshme me inerte në plazhet e Adriatikut rrezik për mjedisin

Mbi 15 ura me masive gurësh janë ndërtuar vitet e fundit në bregdetin mes Malit të Robit dhe fshatit Qerret, e cila njihet prej kohësh si zona e fshatrave turistike pranë Kavajës.

Megjithëse, ende askush nuk di të thotë saktësisht se cili është funksioni i tyre, ndërtimi i urave me gurë brenda në det vijon pa ndërprerje dhe fenomeni ka përfshirë edhe plazhe të tjerë në jug dhe në veri të qytetit të Durrësit.

Tomorr Spahiu, inxhinjer specialist për ndërtimin e porteve, tha për BIRN, se këto pontile janë ngritur pa asnjë studim paraprak dhe sipas ndërtuesve, ato synojnë të shmangin rrezikun e erozionit detar.

Ing. Spahiu shton se urat prej gurësh të mëdhenj që nxirren nga guroret në qarkun e Durrësit, dhe që kanë një gjatësi deri në 50-60 metra janë ndërtuar vertikalisht me bregdetin, por mundësitë për ta ruajtur në mënyrë të pandryshuar raportin e detit me bregun janë shumë të vogla.

Lexo më shumë  “Pengmarja“ e qytetarëve të Kosovës në kufirin serb, reagon Mexhiti: A do të vazhdojë Aliu të thërrasë rroftë populli sërb

Sipas specialistit me përvojë, problematikat e erozionit në bregdetin tonë janë krijuar nga gërryerja pa kriter e lumenjve për nxjerrjen e inerteve me qëllim ndërtimi.

“Lumenjtë nuk sjellin më në bregdet aluvionet e zakonshme prej rëre apo gurësh,” thekson ing. Spahiu, sipas të cilit gjithçka është zëvëndësuar me mbeturina të çdo lloji, nga plastika deri te mbetjet urbane.

Kjo situatë e ka lehtësuar erozionin bregdetar në disa zona, duke i alarmuar dhe detyruar investitorët e fshatrave turistikë të kërkojnë zgjidhje afatgjata.

Në mjaft raste godinat e pushuesve janë ndërtuar jo larg detit dhe pontilet me gurë janë gjetur si një mburojë e bregut, i cili nuk mbathet më nga aluvionet e lumenjve si më parë.

Lexo më shumë  Komuna e Gjilanit që drejtohet nga LVV-ja vendos t’i subvencionojë lindjet

“Në plazhin e Qerretit po ndërtonin edhe dy ura të tjera me gurë,”  tha Nexhmi Rruga nga Kavaja, i cili e vizitonte fshatin bregdetar për herë të parë pas shpërthimit të pademisë së COVID-19.

“Ato nuk përdoren as për turizëm apo për të ankoruar barkat,” u ankua ai, ndërsa shtoi “këta bëjnë çfarë të duan me bregdetin”.

“Unë nuk e di se si mund të hidhen gurë pa fund në det dhe askush nga shteti të mos lëvizë,” përfundoi Rruga.

Por, masivet gurore që krijojnë pontilet tashmë janë kthyer në një fenomen të zakonshëm thuajse në të gjithë bregdetin e Durrësit.

Nga Gëzim Kabashi /birn/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *