Bota

Uragani Ida – rreth një milion njerëz në Luiziana kanë mbetur pa energji elektrike

Banorët e Luizianës mund të mbesin në errësirë për javë të tëra, pasi zyrtarët po bëjnë një vlerësim të përgjithshëm të dëmeve nga Uragani Ida.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Ida ‘zbarkoi’ të dielën me erëra prej 240 kilometrave në orë, uragani i pestë më i fortë që ka goditur ndonjëherë kontinentin amerikan. Rreth një milion venas kanë mbetur pa energji elektrike.

Lexo më shumë  Magyar: Hungaria do të ekzekutojë urdhër-arrestin ndërkombëtar për Netanyahun

“Do të jetë një jetë e vështirë për mjaft kohë”, tha një udhëheqës lokal në zonën e Greater New Orleans.

Rreth 5,000 anëtarë të Gardës Kombëtare janë vendosur për të ndihmuar kërkimin dhe shpëtimin.

Për më tepër, më shumë se 25 mijë punëtorë nga i gjithë vendi janë mobilizuar për të mbështetur rivendosjen e energjisë elektrike në shtet, sipas CNN.

Lexo më shumë  BE zgjeron sanksionet ndaj Iranit për bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

Të paktën një persona ka vdekur pasi një pemë ra në shtëpinë e tyre në Ascension Parish, në zonën Baton Rouge të Luizianës.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *