Bota

Ura në Odesa goditet nga raketa ruse, rajoni izolohet nga pjesa tjetër e vendit

*Në foto ura përpara se të shkatërrohej

Kryetari i rrjetit hekurudhor të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin, thotë se një tjetër raketë ka goditur një urë lidh qytetin port të Odesës me pjesën më të largët jugperëndimore të Ukrainës.

Sot në orën 6:45 të mëngjesit u zhvillua një sulm i dytë me raketë në të njëjtën urë përgjatë grykëderdhjes së Dniestër në rajonin e Odesa“, tha Kamyshin.

Lexo më shumë  Edhe një shtet tjetër njeh Palestinën. Sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Kamyshin tha se nuk ka pasur të lënduar.

Dëmtimi i infrastrukturës mund të përcaktohet pas alarmit ajror”, tha ai.

Ura ishte goditur nga një sulm raketor rus, thanë autoritetet e qytetit. Kjo bllokon rajonin pasi është e vetmja lidhje midis Ukrainës jugperëndimore dhe pjesës tjetër të vendit.

Në ditën e 63 të luftës firma ruse e energjisë Gazprom thotë se ka ndërprerë furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë për shkak të refuzimit të tyre për të paguar në rubla. Rusa kishte paralajmëruar më herët se do të ndërpriste gazin për Poloninë dhe Bullgarinë nëse ato nuk fillojnë të paguajnë në rubla, gjë që të dyja refuzojnë ta bëjnë. Nga ana tjetër, Ukraina ka thënë se ky veprim është thjesht një shantazh.

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *