Lajme

Ura e Zogut e harruar, në pritje të inxhinierëve për inspektimin e gjendjes

Ura e Zogut prej vitesh është lënë në harresë nga institucionet.

Njëra prej këmbëve të urës ka hyrë 2 metra në tokë.

Alarmi për degradimin e këtij monumenti, nuk lëvizi asnjë prej institucioneve tona të Kulturës, përfshirë Ministrinë, por aktivistët që merren me mbrojtjen e Urës, bënë që kërkesën ta dëgjonin të huajt. Një javë më parë Europa Nostra e futi në listën e 7 monumenteve më të rrezikuara.

“Ata do të dërgojnë një grup inxhinierësh këtu. Do të hartojnë një plan inxhinierik se si duhet shpëtuar ky monument kulture dhe sigurisht që do të ndjekin gjithë hapat e nevojshme për të pasur një ndërhyrje,” – u shpreh aktivisti Elton Laska.

Lexo më shumë  Bislimi me ndihmëssekretarin e OKB-së, “ia rikujton kërcënimin që Serbia paraqet për Kosovën”

Në vitin 1927 përfundoi ndërtimi i urës me harqe ose siç njihet ndryshe Ura e Zogut, sepse kjo urë u ndërtua me urdhër të mbretit Zog për t’u lidhur me Shqipërinë e sipërme, me Shkodrën, Lezhën, dhe vende të tjera. Kjo vepër në atë kohë u konsiderua si një vepër monumetale, një nga urat më të veçanta të Ballkanit.

Vetë Mbreti Zog e ka ndjekur në terren ndërtimin e saj, por sot për të nuk kujdeset askush.

 “Për hir të vërtetës i jemi drejtuar me disa shkresa, pas herës së parë dhe nga të gjitha shkresat që na janë kthyer përgjigje, thonë që ne po ngremë një grup pune, po hartojmë mënyrën se si ndërhyhet, jo po presim verën jo po presim dimrin, por në fakt asgjë nuk është bërë. Të gjitha reagimet tona sa i takon institucioneve shqiptare kanë rënë në vesh të shurdhër,” – tha Laska.

Lexo më shumë  Murati: Për 6 muaj me radhë kemi mbështetur mbi 61 mijë familje duke ua subvencionuar faturat e energjisë elektrike

Ndaj Urës së Zogut nuk ka vetëm neglizhencë institucionale, por edhe vandalizmin nga individë të ndryshëm.

E megjithatë qytetarët e Kurbin po bëjnë gjithçka që të kthejnë vëmendjen e institucioneve te Ura e Zogut.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *