KryesoreLajme

Univeristeti i Prishtinës ngrihet me12 vende në renditjen e “Webometrics”

Universiteti i Prishtinës (UP) ka bërë të ditur se në përditësimin e fundit që ka bërë sistemi i rangimit “Webometrics”, është ngritur me 12 pozita.

Në një postim në Facebook thuhet se UP-j, sipas sistemit të rangimit “Webometrics”, po vazhdon ta përmirësojë renditjen në klasifikimin e universiteteve.

“Në listën e përditësuar të janarit 2024, UP-ja është ngritur me 12 pozita, duke u renditur në vendin e 2884-t. UP vijon të konsolidohet edhe në klasifikimin evropian, duke e përforcuar pozitën në mesin e 1000 universiteteve më të mira”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  BE u bën thirrje vendeve anëtare të frenojnë kërkesën për naftë: Përgatituni për ndërprerje të zgjatura

Sipas këtij njoftimi renditja e UP-së është reflektim i përparimit në kontributin shkencor të stafit akademik dhe ndikimin e tij.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Abrashi: LVV s’i ka votat për presidentin, opozita po e mban peng procesin