Unikkatil reagon për ardhjen e Bregovicit në Shqipëri: Ftesa e tij tregon nivelin e respektit që organizatori ka për torturat e vrasjet e Serbisë ndaj Kosovës
Ftesa e muzikantit boshnjak, Goran Bregovic, në ‘Festën e Birrës’ në Korçë solli reagime të shumta e po ashtu edhe pakënaqësi të mëdha.
Derisa përflitet se këngëtari ka arritur në Shqipëri, reagimet nuk kanë të ndalur nga artistët shqiptarë.
Një të tillë së fundmi e ka bërë edhe reperi shqiptar, i cili jeton dhe vepron në Amerikë, Unikkatil.
Ai përmes një shkrimi të ndarë në rrjetin social, Facebook, thekson se ftesa e tij në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bërë Kosovës.
“Ftesa e këtij shkavellit në atë koncert e tregon nivelin e respektit që organizatori e ka për torturat e vrasjet që Serbia i ka bërë ndaj shqiptarëve të Kosovës. Ndëshkimi më i mirë kish me qenë nëse bojkotohet ai koncert e sidomos ajo birrë përgjithmonë”, ka thënë ai.
Goran ishte në Shqipëri edhe në vitin 2006, pasi ishte dekoruar me Çelësin e Tiranës nga kryetari i asaj kohe, kryeministri i tanishëm Edi Rama.
Rruga Press