Lajme

UNICEF-i i dhuron Kosovës 270 frigoriferë për vaksinat anti-COVID

UNICEF-i në partneritet me USAID-in i ka dhuruar sot Ministrisë së Shëndetësisë pajisje të zinxhirit të ftohtë për të siguruar ruajtjen dhe transportin e sigurt të vaksinave. Këto pajisje do të mbështesin imunizimin e rregullt të fëmijëve si dhe vaksinimin kundër COVID-19 në mbarë Kosovën, ka njoftuar MSH-ja të premten.

Donacioni për Ministrinë e Shëndetësisë përfshinë pesë dhoma të reja ftohëse për depon qendrore të vaksinave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, 214 frigoriferë vaksinash dhe 56 ngrirës vaksinash.

Përveç kësaj, financimi i USAID-it do të mbështesë trajnimin për punëtorët shëndetësor në funksionimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të zinxhirit të ftohtë dhe do të mbështesë zhvillimin e një sistemi të digjitalizuar për monitorimin dhe menaxhimin e vaksinave.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“Ministria e Shëndetësisë thekson rëndësinë e madhe që ka avancimi i teknologjisë dhe pajisjeve për sigurinë në ruajtjen dhe transportin e vaksinave, për të arritur shkallë sa më të lartë të mbulueshmërisë me vaksina të Programit të Zgjeruar të imunizimit dhe të vaksinave të tjera. Partneriteti i institucioneve shëndetësore të Kosovës me UNICEF-in dhe USAID-in është një shembull i mirë i bashkëpunimit për të ofruar vaksina të sigurta për të gjithë në Kosovë”, tha zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha Bunjaku.

Zeinah Salahi, drejtoresha e Misionit të USAID-it tha se ky donacion i pajisjeve nuk do të ndihmojë vetëm programin e vaksinimit kundër COVID-19, por cilindo nga programet e imunizimit të Kosovës për të cilat nevojitet ruajtja në temperaturë të ftohtë – veçanërisht për vaksinimin e rregullt të fëmijëve.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Nona Zicherman, shefe e UNICEF-it në Kosovë, tha se është siguruar qasje më e lehtë dhe e sigurt në vaksina.

“Pandemia COVID-19 nuk ka mbaruar ende dhe ata që janë të pavaksinuar janë veçanërisht të rrezikuar. UNICEF-i dhe USAID-i do të vazhdojnë të punojnë së bashku për rritjen e kërkesës dhe qasjen ndaj vaksinave kundër COVID-19 dhe vaksinave të tjera, për të rritur shkallen e mbulueshmërisë së vaksnimit tek fëmijët dhe për të siguruar që të gjithë fëmijët dhe familjet në Kosovë të jenë të shëndetshëm dhe të sigurt”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *