Bota

Shtyhet gjyqi për ushtarin rus të akuzuar për krime lufte

Paraqitja e Vadim Shyshimarin ka qenë e shkurtër, pas një diskutimi mes gjyqtarëve dhe avokatëve për çështje procedurale, gjykimi është shtyrë për një ditë tjetër.

Shyshimarin, një ushtar rus 21-vjeçar ishte në një gjykatë në Kiev i akuzuar për krime lufte, sepse ka vrarë një 62-vjeçar ukrainas duke e qëlluar atë në kokë.

Është hera e parë që një pjesëtar i ushtrisë ruse ndiqet penalisht për një krim lufte. Zyra e prokurores së përgjithshme Iryna Venediktova ka thënë se po shqyrton më shumë se 10,700 krime të mundshme lufte që përfshijnë më shumë se 600 të dyshuar, duke përfshirë ushtarë rusë dhe zyrtarë qeveritarë.

Lexo më shumë  Lukashenko: Në Bjellorusi janë dislokuar dhjetëra armë bërthamore ruse

Shyshimarin ishte anëtar i një njësie tankesh të mundur nga forcat ukrainase më 28 shkurt.

Zonja Venediktova tha se ndërkohë që ai dhe shokët e tij ushtarë u larguan, ata qëlluan në një makinë private dhe e vodhën atë. Ata shkuan me makinë në Chupahivka, një fshat në rajonin Sumy rreth 200 milje në lindje të Kievit.

Rrugës, shtoi ajo, ata panë një burrë duke ecur në trotuar dhe duke folur në telefonin e tij. Shyshimarin u urdhërua të vriste burrin për ta penguar atë të raportonte vendndodhjen e tyre tek autoritetet ukrainase.

Zonja Venediktova nuk ka thënë se kush e ka dhënë urdhrin, por Shyshimarin ka qëlluar me pushkën e tij kallashnikov nga dritarja e hapur dhe e ka goditur viktimën në kokë. Burri ka vdekur në vend vetëm disa dhjetëra metra larg shtëpisë së tij”, ka shkruar ajo.

Lexo më shumë  BE: Aplikacioni TikTok po aq toksik dhe të bën të varur sa cigaret

Salla e gjyqit në gjykatën e rrethit Solomyanskyy ishte e mbushur me gazetarë sot dhe Shyshimarin u mbajt në një dhomë të vogël xhami.

Ai përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor dhe avokati i tij Victor Ovsyanikov pranon se rasti kundër tij është i fortë. Por ai thotë se vendimin përfundimtar se çfarë provash lejohen do ta marrë gjykata.

Është e paqartë se kur do të rifillojë gjyqi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *