Art & Kulturë

UNESCO shpreh ‘keqardhje’ ndaj qëllimit të Turqisë për shndërrimin e Shën Sofisë në një xhami

Komiteti i Organizatës Arsimore, Shkencore dhe Kulturore të Kombeve të Bashkuaraka ka shprehur shqetësimin në lidhje me shndërrimin e Shën Sofisë dhe Manastirit Chore në një xhami. Mediat e huaja raportojnë se UNESCO  i ka bërë thirrje Turqisë të njoftojë qëllimet e saj përpara se të vendosë për një ndryshim tjetër rrënjësor në të dy monumentet.

Vendimi i bën thirrje Turqisë të paraqesë në Qendrën e Trashëgimisë Botërore një raport të azhurnuar mbi konservimin e dy monumenteve deri në 1 Shkurt 2022, në mënyrë që të diskutohet çështja në takimin e ardhshëm.

Sipas burimeve vendimi shpreh “keqardhjen e tij më të thellë” për mungesën e dialogut dhe informacionit mbi qëllimet e Turqisë për të ndryshuar Hagia Sophia dhe Manastirin e Chora, pavarësisht thirrjeve të përsëritura Turqisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *