Lajme

“Unë dhe Millosheviçi”, aktori William Baldwin në Kosovë për xhirimet e filmit

“Unë dhe Millosheviçi” është projekti me i ri kinematografik në Kosovë që ka mbledhur një kastë aktorësh të njohur hollivudian, nga vende të ndryshme të Evropës dhe Kosova.

Mes tyre janë edhe William Baldwin nga SHBA, Zherar Depardje nga Franca, sir Tony Robinson nga Britania e Madhe, Maria Graziacucinotta nga Italia.

Me regji dhe skenar të Arben Kastratit, ky film trajton krijimin e një heroi aksidental.  Aktori i njohur amerikan në një intervistë për Euronews tregon arsyet pse pranoi të jetë pjesë e këtij projekti.

Skenari është i mrekullueshëm, i fuqishëm, tërheqës, me të papritura, komik, gjithashtu ka një superkastë aktorësh, njerëz jashtëzakonisht te talentuar dhe jam i lumtur që ëndrrën e Arbenit po e bëjmë realitet. Ai ka vite që ka punuar për këtë. Roli im më pëlqen shumë. Luaj një karakter që është në mbështetje të protagonistëve, por kjo nuk ka rëndësi. Është një grup fantastik”, tha Baldwin.

Lexo më shumë  Rusët i futen tregut të pronave në Shqipëri, zyra biznesi në zonat bregdetare

Ai tregon se është i familjarizuar me atë çfarë ka ndodhur në Kosovë dhe Ballkan, prandaj edhe i vjen mirë që është pjesë e këtij filmi.

“Historinë se çfarë ka ndodhur këtu në Bosnjë apo këtu në Kosovë e kam përcjellë për së afërmi dhe kam qene mbeshtetes i madh i komunitetit në SHBA që po bënte presion tek administrata Klinton dhe po e shtynin atë që të ndërhyje. Do dëshiroja që ndërhyrja të ndodhte shumë më shpejt”, tha ai.

Por, ky nuk është projekti i vetëm në Ballkan dhe Kosovë.

“Jam duke punuar në një serial televiziv në Serbi që quhet South Wndi (era jugore) dhe pastaj do te kthehem këtu përsëri për të punuar disa projekte të tjera me Arbenin dhe po ashtu kam një film që do duhej ta xhiroj në Maqedoninë e Veriut”, thotë ai.

Lexo më shumë  “E pabesueshme, qesharake, absurde…”, reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Për Kosovën ndan përshtypje shumë të mira.

“E di që lufta nuk ishte dje. Duhet shumë kohë për të rimarrë veten. Jam krenar për njerëzit tuaj që janë ringritur me forcat e tyre dhe e jetojnë jetën me kaq pasion”, theksoi aktori.

Ky projekt synon pjesëmarrjen në festivalet kryesore në Evropë e bote. Filmi “Unë dhe Millosheviçi” pritet tq dalë në kinema për publikun gjatë vitit 2023.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *