KryesoreLajme

Ulutash mirëpret presidenten Osmani, flasin për sigurinë nëpërmjet KFOR-it

Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, gjeneralmajor Ëzkan Ulutash ka pritur sot presidenten Vjosa Osmani në shtabin e KFOR-it, në Prishtinë.

“Gjeneralmajor Ulutash theksoi nevojën thelbësore për koordinim dhe bashkëpunim të vazhdueshëm ndërmjet KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë dhe organizatave të sigurisë së Kosovës për të garantuar siguri të qëndrueshme në mbarë Kosovën, për të mirën e të gjitha komuniteteve”, ka njoftuar faqja zyrtare e KFOR-it në X.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ai ritheksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për zbatimin e përditshëm dhe të paanshëm të mandatit të tij në OKB.

“Ai gjithashtu nënvizoi përpjekjet e vazhdueshme të sigurisë së KFOR-it në mbështetje të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të lehtësuar nga BE-ja”, vazhdon njoftimi.

YouTube player