Lajme

Ultimatum për të liruar banesat, e moshuara paralajmëron Ramën: Do e djeg me benzin

Banorëve të 5 Majit, gjatë ditës së djeshme, iu ishte lënë në portat e shtëpive të tyre, një ultimatum për të liruar banesat deri në datë 19 janar, në të kundërt prishja do të vijojë, edhe nëse ata bëjnë rezistencë. Paraditen e sotme ata kanë dalë sërish për të protestuar, ndërsa në gjithë këto javë nuk janë pritur në takim nga asnjë zyrtar i Bashkisë së Tiranës, e cila është e vendosur në prishjen e banesave, pasi zona është përzgjedhur për të ndërtuar pallate, me pretekstin për të strehuar banorët e prekur nga tërmeti.

Kryefamiljarja e një banese që rrezikon shembjen në datën 19, shprehet se do të bëjë vetëgjyqësi.

“Më në tension se jemi s’ka, më zi nuk ka, me të qit shteti jashtë. I kam pasur fëmijët me coronë, edhe vetë, me i prish një nga shtëpitë Erion Velisë? Thotë vetëm kaq, dil ik thyej qafën, edhe gjermani të kishte ardhë… I bëj thirrje policisë që të mos vërë dorë mbi njeri, nuk më dhimbet jeta fare, se ja heq kryet. Me thënë fjalët që i mendoj natën…Me dal 3-4 kurorë jashtë, mor të më fusë në pallat, thefshin kret të tërë. Ne po na thyejnë qafën, unë nuk dal nga shtëpia atë ditë, benzinë e të tëra dhe do e djeg, Erion Velinë dhe Edi Ramën të parët. Kjo është tmerri i Zotit”, shprehet e moshuara për ‘Faxnews’.

Lexo më shumë  Kurti uron Von der Leyen: Mezi presim të punojmë së bashku për ta çuar Kosovën drejt anëtarësimit

Një përfaqësues i banorëve ka dhënë dhe kushtet e një kontrate të mundshme me Bashkinë, ku duhet të maten sipërfaqet reale të banesave, por edhe sa kurorë qëndrojnë brenda tyre.

‘Nuk prishet shtëpia pa një marrëveshje, nëse vijnë e prishin do ti padisim për shpërdorim detyre dhe për shkatërrim prone. Nuk ka një marrëveshje, as se ku do ta marrim ne pronën, dhe as se kur do ta marrim. Sot e kanë radhën këto 3 familje nesër e ka radhën e gjitha lagjja. Nëse do të vijnë me dhunë, do të bëjmë kallzim për shkatërrim prone.Iu bëj thirrje të gjithë atyre që duan të na nxjerrin nga pronat, të mos të na provokojnë. Nëse iu intereson prona jonë, të vijnë dhe të merren vesh këtu me ne. Nëse banorëve iu është bllokuar legalizmi, se këta janë hajdutë, atëherë banorfët të njihen të ligjshëm. Në banesat ku jetojnë 3 kurorë, duhet të jepen tre hyrje, dhe marrin si referencë certifikatën familjare. Të vijnë dhe të shohin gjendjen reale, kjo nuk mund të bëhet duke thënë ‘dil ti nga shtëpia’. Çështja është e zgjidhshme, Bashkia të vijë në terren, të bëjë matjet, të bëjë verifikimin e kurorëve që janë në një shtëpi. Nuk jemi dakord që 3 kurorë të dalin në qiell të hapur”, tha një tjetër prej banorëve.

Lexo më shumë  28 Nëntori festohet edhe në Malin e Zi, në “Sheshin Skënderbeu” vendoset monumenti i Gjergj Kastriotit

Rruga Press

YouTube player