Lajme

Punëtori u rrëzua gjatë punës, hetim për inxhinerin dhe kontraktorin e firmës

Inxhineri dhe kontraktori i një firme në Tiranë janë vënë në hetim nga policia e Tiranës. Dy personat akuzohen për mungesë sigurie në punë, pasi një punonjës i firmës së tyre u rrëzua gjatë orarit të punës. Ditën e djeshme u rrëzua punonjësi 38-vjeçar i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI:

Lexo më shumë  Kurti takohet me kancelarin austriak Christian Stocker, në fokus bashkëpunimi dhe integrimi evropian

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit A. A., 46 vjeç, inxhinier në një firmë, dhe B. D., 49 vjeç, kontraktor i punimeve të kësaj firme, pasi në firmën ku punojnë, është rrëzuar dhe si pasojë është dëmtuar punonjësi, shtetasi M. Gj., 38 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Rruga Press

Lexo më shumë  Me nxitim dhe në fshehtësi mes protestave, qeveria përgatit dhënien e 100 mijë hektarëve tokë bujqësore për të huajt
YouTube player