BallinaLajme

Ulrika Richardson: Rreth 300 mijë doza vaksinash kundër COVID-19 do të jenë pa pagesë për Kosovën

Koordinatorja e agjencive të OKB-së në Kosovë, Ulrika Richardson, në intervistë për KALLXO.com ka folur rreth buxhetit të ndarë nga institucionet kosovare për blerjen e vaksinës kundër COVID-19.

Në këtë intervistë, Richardson ka treguar se 300 mijë doza të vaksinës do të jenë pa pagesë për Kosovën.

“Lajmi i mirë për Kosovën është një partneritet që quhet GAVI e që është Aleanca Globale për Vaksina. Kosovës i është premtuar, por gjithçka varet nga pasja e vaksinave në dispozicion etj., por Kosovës i është premtuar marrja e një numri dozash të vaksinës për 20% të popullsisë së saj. Mund ta keni parë këtë edhe në disa mesazhe në Twitter, e që është pak më shumë se 300 mijë doza vaksinash, pra, pak më shumë se 300 mijë doza të vaksinës do të vihen në dispozicion të Kosovës dhe këto do të jenë pa pagesë”, tregon ajo.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Ajo tutje ka folur edhe për rrezikun që njerëzit nga vendet e varfëra të botës së mbesin pa vaksinë deri në vitin 2024.

“Ky nuk është një program i Kombeve të Bashkuara, por një program që mbështetet nga Kombet e Bashkuara, por ne duhet me të vërtetë të vazhdojmë të avokojmë fuqishëm. Ju mund ta keni dëgjuar edhe fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara sot, gjatë konferencës së tij për media në Gjermani, i cili tha fuqishëm që ne nuk do ta mundim COVID-in me atë që ai e quajti “nacionalizmi i vaksinimit” (vaccinationalism), por ne mund të dalim nga kjo situatë vetëm në rast që kemi bashkëpunim ndërkombëtar. Kjo do të thotë që të kemi solidaritet. Pra, ne shpresojmë që në fund, vendet që do të kenë tepricë të vaksinave do t’ua japin ato vendeve të varfra”, thotë Richardson.

Sipas saj, secili vend e bën aplikimin për vaksina kundër COVID-19, ndërsa vaksimimi nuk duhet të jetë i obliguar për të gjithë.

“Do të ketë rreth 190 aplikime nëpër botë, deri më tani kemi pasur rreth 80-85 vende që kanë aplikuar dhe Kosova është një nga to. Kjo do të thotë që një proces shumë i rëndësishëm po ndodh aktualisht dhe është e rëndësishme ta mbajmë synimin e qartë drejt objektivit tonë. Ne duhet ta mbajmë qartë në mend që nuk duhet të ketë vaksinim të obliguar për të gjithë, por duhet të fillojmë me faza”, tregon Richardson.

Ajo ka bërë të ditur se fillimisht vaksinimi do të fillojë për punëtorët shëndetësorë në mënyrë që sistemi shëndetësor të vazhdojë të funksionojë, pastaj të moshuarit mbi 65-vjeç.

Rruga Press

YouTube player