BallinaLajme

Ulqinaku zbulon letrën e COVAX se kur do të vijë vaksina në Shqipëri

Mjeku Dritan Ulqinaku ka deklaruar se COVAX ka sjellë një letër drejt Ministrisë së Shëndetësisë ku ka dhënë lajmin e mirë për ardhjen e vaksinës në Shqipëri. I ftuar në “Open”, Ulqinaku tha se në letër është thënë qartë se tre muajt e parë të vitit 2021, vaksina anti-Covid do të vijë në Shqipëri.

I pyetur për llojin e vaksinës që do të mbërrijë në vendin tonë, Ulqinaku tha se nuk e kishte këtë informacion.

Lexo më shumë  Konjufca: Mendoj që ditët e fundit goxha shumë janë zvogëluar shanset për shpërndarjen e Kuvendit

“Më falni, duhet të them diçka të rëndësishme. COVAX sapo ka sjellë një letër tek Ministria e Shëndetësisë. Thuhet qartë që brenda tre muajve të parë të vitit 2021, vaksina do të mbërrijë në Shqipëri. Nuk di të them të tjera detaje, për emrin apo të tjerat. Është e garantuar që do të vijë,”– tha Ulqinaku.

Rruga Press

Lexo më shumë  Afrim Gashi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut
YouTube player