KryesoreLajme

Ullrich: Serbisë t’i dërgohet mesazh i koordinuar evropian, Kosova të anëtarësohet urgjentisht në KE

Gjermania po shfaqet gjithnjë e më shumë në mbështetje të Kosovës, e kritike e madhe e Serbisë.

Pas zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës, me barrikadat ilegale të vendosura që po qëndrojnë atje ende edhe në ditën e 20-të, situata megjithatë është më e qetë sot, kur pritet edhe largimi i kamionëve e i automjeteve tjera të rënda që kanë bllokuar rrugët kryesore në pjesën veriore.

Lexo më shumë  Kosova dhe Ukraina në shënjestër të dezinformatave serbo-ruse gjatë javës që lamë pas

Për këto zhvillimeve, janë deklaruar edhe nga qeveria gjermane.

Pas shqetësimit të ngritur nga deputeti gjerman Adis Ahmetoviq, ka reaguar edhe kolegu i tij Volker Ullrich nga CDU/CSU.

Ai ka thënë se Serbisë duhet t’i dërgohet një mesazh i koordinuar evropian, ndërsa ka thënë se është urgjente çështja e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

“Situata në Kosovë nuk guxon të përkeqësohet më tej. Ajo që nevojitet është një mesazh i koordinuar evropian ndaj Serbisë. Nevojiten shtensionimi dhe stabiliteti. Perspektiva evropiane për Kosovën, me anëtarësim të shpejtë në Këshillin e Evropës mbetet urgjente”, ka thënë Ullrich në një postim në Twitter.

Lexo më shumë  Thika para ligjit/ Si e shuajti Rilindja e Ramës skandalin e burrit të ministres Delina Ibrahimajt!

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *