Lajme

Ulja e temperaturave, ujësjellësi shpjegon si të shpëtoni nga ngrirja e ujëmatësve

Me uljen e temperaturave në Kosovë, rreziku për ngrirje të tubacioneve/instalimeve dhe ujëmatësve është më i lartë, nëse ata janë të ekspozuar direkt ndaj ajrit të ftohtë.

Në një njoftim për qytetarët, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka dalë me këshilla se si të kujdeseni për instalimet e ujëmatësit. Më lehtë e më lirë është të bëhet parandalimi i ngrirjes sesa zëvendësimi i tyre në rast se ato ngrihen e shpërthejnë.

Si të veprohet për të parandaluar ngrirjen e ujëmatësve:

Gjeni valvulën kryesore të mbylljes së ujit për shembull në bllokun e banimit (puseta me ujëmatësin kryesor) apo ne shtëpitë private. Tregoni të gjithë anëtarëve të familjes se si të mbyllni atë, në rast të një tubi i cili mund të shpërthejë ose emergjencë të ngjashme. Në banimet kolektive, banorët duhet të dinë vendndodhjen e pusetës me ujëmatës dhe valvulën për ndërprerjen, po ashtu dhe valvulën për ndërprerje të rrjetit të hidrantëve të brendshëm në rast se keni shpërthim të tubit të hidrantëve.

Apelojmë që në katet e përdheses, ku vertikalja e furnizimit është më shumë e ekspozuar në ajrin e ftohtë dhe mundësitë e rrjedhjes janë potenciale, ju lutemi të merrni masa dhe izoloni që të mos vijë deri te ngrirja. Apelojmë te konsumatorët që të bëjnë izolime në pusetat ku kanë të vendosur matësin e ujit që të mos vijë deri te ngrirja. Tubat që kanë më shumë gjasa të ngrihen janë ata që janë në muri të pa-izoluar mirë, garazhe, bodrume dhe ata të vendosur cektë nën sipërfaqen e tokës. Shtoni izolimin në mure të jashtme kudo që të jetë e mundur dhe mbyllni (vishni) gypat me izolim në garazhe dhe bodrume si dhe bëni izolim të brendshëm ujëmatësit me materiale që pengojnë ajrin e ftohtë.

Lexo më shumë  Rruga ndan fshatin në 2 pjesë, banorët e Hotolishtit dorëzojnë peticionin me 511 firma, kërkohet devijimi i projektit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *