Lajme

Ulja e helikopterit në Cetinje me mitropolitin serb, mediat: Aksioni u drejtua nga shqiptari Abazoviç

Mediat malazeze bëjnë me dije se koordinatori i shërbimeve të sigurisë për uljen e helikopterit dhe shoqërimin e mitropolitit Serb në Cetinje ishte zëvendëskryeministri shqiptar Dritan Abazoviç.

Përfaqësuesit e kishës nuk mund të arrinin në Cetinje me rrugë për shkak të bllokimeve të vendosura nga protestuesit të shtunën pasdite.

Ata kundërshtonin ceremoninë e shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse se në Mal të Zi, Joanikije.

Lexo më shumë  Kapen rreth 400 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Qeveria jo zyrtarisht bën me dije se është përdorur një helikopter ushtarak sepse është më modern, më i shpejtë dhe më i sigurt se helikopterët në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Hapësira para manastirit u sigurua nga anëtarët e Njësisë Antiterroriste të Policisë të armatosur. 

Ata mbronin metropolitin Joanikije dhe Porfirin me trupat e armatimet e tyre kur u futën në manastir, i cili ishte i rrethuar nga një kordon policie.

Lexo më shumë  Rrustemi: Opozita kur ishte në qeveri ishin ‘hajna klasik’

Si koordinatori i shërbimeve të sigurisë, së bashku me Dritan Abazoviç, ishin edhe këshilltarët e tij, Ministri i Brendshëm, Sergej Sekulović dhe drejtori i Administratës së Policisë, Zoran Brdjanin, nga zyra e zëvendëspresidentit.

Po ashtu, edhe asistentët e Brdjanin: Dejan Knezevic, Milos Rakonjac dhe Dragan Gorovic, si dhe kreu i Qendrës së Sigurisë Goran Jokic dhe bashkëpunëtorët e tij ishin në terren.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *