Lajme

Ulet ndjeshëm niveli i Fierzës, prodhohen 12 mijë MWh energji në ditë

Nivelet e liqeneve të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit kanë ardhur në rënie të vazhdueshme dhe më e ndjeshme ditëve të fundit kjo ka qenë në Fierzë. Të dhënat zyrtare të Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare tregojnë se prodhimi nga këto HEC-e po mbështet furnizimin me energji në vend çka ka sjellë këtë ulje ndërkohë që prurjet natyrale të ujit mbeten të ulëta. Kjo lidhet me faktin se temperaturat negative e bëjnë të pamundur shkrirjen e reshjeve të borës që kanë përfshirë zonat malore në vend.

Konkretisht sipas të dhënave të raportuara sot në datën 8 shkurt Hidrocentrali i Fierzës ka një nivel 267.8 metra ndërkohë që prurjet natyrale në të janë 120 m3/s.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

Në HEC-in e Komanit niveli është 173.62 metra dhe prurjet natyrale janë 63 m3/s.

Vau i Dejës ka një nivel 73.84 metra dhe prurjet natyrale 10m3/s.

Prodhimi ditor i energjisë është mbi 12 mijë MWh ndërkohë që rezerva energjetike në kaskadë është 446 GWh me një rënie të ndjeshme në raport me një javë më parë. Të dhënat e KESH në 31 janar 2022 tregonin se rezerva ishte 521 GWh me një ulje mbi 14 për qind.

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

Aktualisht KESH është kompania publike që është ngarkuar plotësisht me furnizimin me energji të vendit në kushtet e emergjencës duke menaxhuar blerjen e tepricës që nuk sigurohet nga prodhimi vendas. Kjo emergjencë është parashikuar të zgjasë deri më 15 prill ndërkohë që KESH po kërkon aktualisht qiramarrjen e burimeve termike të prodhimit të energjisë si një formë e diversifikimit dhe rritjes së sigurisë së furnizimit.

Çmimet e larta të energjisë në bursa dhe situate jo e favorshme hidrike e vitit të shkuar ekspozuan vendin ndaj shpenzimeve të larta për import të cilat kapën nivele rekord mbi 285 milionë euro. /MONITOR

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *