Ulet ndjeshëm importi i kafesë. Shqiptarët më pak para për bare dhe restorante
Në muajin janar, në vendin tonë ka hyrë 534 ton kafe, sasi kjo që tregon për ulje të ndjeshme të kërkesës. Arsyet janë të lidhura me rritjen e çmimit të këtij produkti, për pasojë edhe më rënie të konsumit.
Në muajin janar në vendin tonë kanë hyrë 534 ton kafe. Kjo është sasia më e ulët e importuar që nga viti 2019, duke e krahasuar me janarin e çdo viti.
Rënia është rreth 20%, dhe për shoqatën e bar-restoranteve, ndikimin e ka dhënë rritja e çmimit të produktit. Ndërkohë, faktorë të tjerë lidhen me gjendjen stok të magazinuar në muajt nëntor e dhjetor, apo me mbylljen e bareve.
Pirja e kafesë është stil jetese, shumë njerëz, por të dhënat përcjellin se efekti zinxhir i uljes së konsumit shihet edhe te çaji apo pijet alkoolike, çka tregon se ka më pak njerëz apo bare që presin klientë.
Në regjistrin të bizneseve, në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.
Përgjatë një viti, në vendin tonë importohet rreth 8800 ton kafe.
Rruga Press