Lajme

Si Rama e sfidoi Departamentin e Shtetit duke sulmuar Prestige-in e Hysenbelliut

Pa kaluar as dy ditë nga publikimi i raportit negativ të Departamentit Amerikan të Shtetit për Shqipërinë për vitin 2022, ku një nga pikat e përmendura ishte shembja e Prestige Resort në Golem, qeveria shqiptare ndërmerr një akt tjetër ndaj kësaj kompanie.

Prestige Resort u konfiskua sot në Tiranë pa asnjë vendim gjykate dhe për më tepër në një ditë pushimi zyrtar.

Në raportin për 2022, Departamenti i Shtetit nuk la shumë vend për interpretim mbi motivet e shembjes së Prestige në Golem. Shembja e Prestige lidhej pazgjidhshmërisht me pronarin e këtij resorti, që është gjithashtu një nga pronarët më të mëdhenj të mediave në Shqipëri, kritike ndaj qeverisë vitin e fundit.

“Më 4 dhjetor, Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit prishi një hotel duke përmendur shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit. Në datën 1 dhjetor, kompania e ndërtimit të resortit kishte depozituar një padi në Gjykatën Administrative të Durrësit, duke kërkuar një vendim në pritje të shqyrtimit ligjor të urdhrit të prishjes së IKMT. Gjykata nuk caktoi menjëherë gjyqtarin dhe IKMT vazhdoi me shembjen. Pronari i hotelit, i cili gjithashtu zotëron disa media dhe biznese të tjera, pretendoi se hoteli i tij u shkatërrua për të mbytur kritikat dhe mospajtimet. Qeveria pohoi se veproi në përputhje me ligjet në fuqi dhe se kjo prishje ishte pjesë e një fushate më të gjerë për të çrrënjosur ndërtimet e paligjshme në vend”, thuhet në raport.

Lexo më shumë  Ambasadori gjerman në Kosovë thirrje Serbisë: Ç'tensionoje situatën, menjëherë

“Vazhdon shqetësimi se kritikat e hapura ndaj qeverisë mund të kenë pasoja negative,” thuhet haptas në raport.

Por për qeverinë shqiptare, që duket se nuk i hyn më gjemb në këmbë sa i përket mënyrës si shfrytëzon pushtetin brenda kufijve të vendit, ky raport i DASH nuk e stepi në përpjekjet e saj për të goditur Hysenbelliu Group. Përkundrazi, siç e theksuam më sipër, nisi IKMT-në të konfiskojë me dhunë dhe pa vendim gjykate Prestige-in në Tiranë.

“Nëse po thoni që na jepni kohë për të liruar godinën, duhet të na kishit njoftuar zyrtarisht më përpara dhe jo të vinit në një ditë pushimi zyrtar. Për sot nuk keni sjellë njoftim zyrtar”, tha avokati i “Hysenbelliu Group”.

Edhe vetë pronari i Hysenbelliu Group, Irfan Hysenbelliu, pati disa fjalë për të thënë për sulmet ndaj bizneseve të tij.

Duke e quajtur Ramën një njëri të sëmurë, Hysenbelliu zbuloi edhe disa takime të kohëve të fundit mes tyre. Axhitimi i Ramës ishte kryefjalë e reagimit të tij. Motivimin pas këtij acarimi të kryeministrit nuk e sqaron me detaje.

“Ndjehem shumë i qetë sepse nga një njeri i sëmurë çfarë nuk pret. Kohë më parë janë botuar kartela psiqike të tij, nuk doja të hyja në detaje. Raportet e mia me kryeministrin thonë se kemi pasur marrëdhënie të mira. Ne kemi pasur debate. Kjo sepse ai tjetër gjë ka brenda vetes, tjetër gjë reflekton.

Ai është i zi në shpirt. Kohë më para, bashkë me shefin e IKMT që kishte Bashkia, çonte Policinë, sidomos kur shkoja jashtë shtetit me familjen dhe i mbante me ditë të tëra aty. Kur shkova në SHBA i vuri tritolin se acarohet me veten. Këto ditë kam qenë në një nga hotelet më të rëndësishme në Athinë dhe ai ishte me familjen atje. Aty shkëmbeheshim si ata të nëndetëses 105. Edhe kur dilte në korridor e humbiste, pse e shqetëson aq shumë atë njeri. 

Unë nuk kam qenë nga ata botues që të bëj nga ato presione që ai do. Po them vetëm për një ministër të jashtëm, ai më thoshtë bëj një presion, ma çoi me SMS. Si mundet një ministri të Jashtëm ti bëja presion, kur ai kishte vizion dhe respekt. Po iu them vetëm 0.01% të Edi Ramës. Unë mbaja ekuilibër se jam biznesmen se kam 2000 e ca veta të punësuar dhe duhet të paguhen. ” – u shpreh Irfan Hysenbelliu./Lapsi.al

Lexo më shumë  Flet shoferi i autobusit: mbrëmë  na kanë ndalur policia serbe, jemi bllokuar gra e fëmijë na kanë marrë dokumentet po thonë se është me urdhër nga lart

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *