Ulet çmimi i naftës në Kosovë
Çmimet e naftës dhe derivateve të saj në dy ditët e fundit në Kosovë kanë shënuar rënie.
Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani ka thënë se bëhet fjalë për një rënie të lehtë të çmimeve.
Berjani tha se gjatë ditës së djeshme një litër naftë ka kushtuar 1.55 euro, ndërsa benzina ka kushtuar 1.38 euro.
Sipas tij, këto çmime nuk mund të specifikohen se a do të bien edhe më tutje në ditët në vijim pasi ka lëvizje të mëdha të çmimeve në bursat ndërkombëtare.
Rruga Press