Lajme

Ulen temperaturat, nisin reshjet e dëborës. Në Librazhd, trashësia arrin deri në 20 cm

Ulja e temperaturave ka sjellë reshjet e dëborës në disa qytete të vendit. Në Steblevë të Librazhdit trashësia ka arritur në 20 cm dhe situata pritet të jetë problematike nesër kur të fillojnë ngricat.

Policia apelon që në aksin nacional Librazhd –Peshkopi, pas pasdites të sotme të merren masa për qarkullim me zinxhir për shkak të ngricave dhe dëborës që vazhdon e bie.

Lexo më shumë  Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Nga ana tjetër, Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka njoftuar se duke filluar nga dita e hënë deri të mërkurën do të mbyllen shkollat në vend për shkak të temperaturave ekstreme.

Në disa zona do të arrijë deri në – 17 gradë celsius, thuhet në njoftimin e ministres.

Kushi shtoi, se orët nga dita e hënë deri të mërkurën, dhe orët e humbura do të zëvendësohen në vijim pas një njoftimi të dytë në bashkëpunim me zyrat vendore arsimore.

Lexo më shumë  Bllokimi i llogarive të protestës në Shqipëri/ BE nis hetimet: Është censurë

Rruga Press

YouTube player