Lajme

Ulen ndjeshëm prurjet në Fierzë, rritet konsumi i energjisë

Prurjet në lumenjtë “Drin i Bardhë” e “Drin i Zi”, nga të cilat sigurohet rezerva ujore në hidrocentralin e Fierzës kanë rënë ndjeshëm në 60 metër kub në sekondë, si pasojë e verës së thate. Niveli në liqen aktualisht ka arritur në 287 metra mbi nivelin e detit nga 289.7 metra që ishte në qershor.

Ndërsa prurjet kanë rënë rreth 90 metër kub ujë në sekondë. Por rritja e ndjeshme e temperaturave ka shtuar edhe konsumin e energjisë në vend. Të dhënat nga KESH flasin për një harxhim ditorë të rreth 19 mijë MwH ose 2-3 mijë mwh më shumë se fundi i qershorit.

Lexo më shumë  Kurti takim me Taravarin, zbardhen temat e diskutuara mes dy liderëve

Një vit më pare e gjithë rezerva energjetike në kaskadën e Drinit, u përdor për muajt e verës me shpresën se do të nisin reshjet, por sezoni dimëror nuk rezultoi i lagësht, duke vënë në vështirësi dhe rritjen e shpezimeve nga ana e qeverisë për blerjen e energjisë.

Nga Janari deri në muajin Maj, KESH ka shpenzuar 145 mln euro për importe të energjisë elektrike, thuajse 1 milion euro në ditë.

PËRDITËSIM I SITUATËS

Prodhimi ditor në të tre HEC-et është : 𝟏𝟑.𝟐𝟑𝟑 𝑴𝑾𝒉 (𝒅𝒊𝒕𝒐𝒓)

Kërkesa për konsum nga FSHU është: 𝟏𝟖.𝟖𝟖𝟗 𝑴𝑾𝒉 (𝒅𝒊𝒕𝒐𝒓)

Çmimi i energjisë sot në bursë shënon 𝟑𝟔𝟎 𝑬𝒖𝒓𝒐/𝑴𝑾𝒉.

Temperaturat e larta e mbi mesataren e periudhës gjatë ditëve të fundit kanë rritur ndjeshëm konsumin e energjisë elektrike në vend.

KESH ju bën thirrje konsumatorëve fundorë të përdorin në mënyrë sa më eficiente energjinë elektrike.

𝐒𝐢𝐭𝐮𝐚𝐭𝐚 𝐚𝐤𝐭𝐮𝐚𝐥𝐞 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐚𝐬𝐤𝐚𝐝𝐞̈𝐧 𝐞 𝐥𝐮𝐦𝐢𝐭 𝐃𝐫𝐢𝐧 𝐩𝐚𝐫𝐚𝐪𝐢𝐭𝐞𝐭:

Prurjet natyrore në kaskadë janë :

– HEC Fierzë 60 m3/s

– HEC Koman 35 m3/s

– HEC Vau i Dejës 10 m3/s

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

  • Hec Fierzë 287.19 mmnd,
  • Hec Koman 173.40 mmnd,
  • Hec Vau Dejës 73.72 mmnd

Rezerva Energjitike është: 1011.9 GWh

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *