Ulen lehtë temperaturat. Parashikimi i motit për sot në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Evropë
Shqipëria do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik i vendosur mbi gadishullin e Ballkanit, duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë gjatë paradites. Orët e pasdites, sjellin grumbullim te vranësirave duke rrezikuar shira kovektive, më të mundshme në zonat Lindore.
Parashikohet që orët e vona të natës të ri-sjellin sërish kthjellimet në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 29°C.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë max 40 km/h nga drejtimi veriperëndimor, për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Evropa
Kontinenti Europian në pjesën më të madhe të tij do të jetë në dominimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke sjellë vranësira dhe rrebeshe afat-shkurta shiu. Konkretisht, Europa qendrore, brigjet e Egjeut si edhe ishuj Britanikë do të kenë rrebeshe shiu dhe stuhi të forta ere. Ndërsa gadishulli Iberik si edhe pellgu i Mesdheut paraqiten në ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të larta.
Kosovë
Pjesa e parë e ditës do të sjellë në Kosovë mbizotërim të motit të kthjellët në pothuajse të gjithë territorin. Por gjatë pasdites parashikohet grumbullim i vranësirave në pjesën më të madhe të Kosovës duke rrezikuar rrebeshe shiu. Ndërsa, ortë e vona të natës sjellin përmirësim të motit duke ri-kthyer kthjellimet.
Maqedonia e Veriut
Vlerat e larta barike do të diktojnë kushtet e motit në territorin e MV për gjatë gjithë 24_orëshit duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta. Pasditja do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave KU në herë pas here pritet zhvillim i tyre dukë gjeneruar rrebeshe shiu si edhe stuhi breshëri.
Rruga Press