Bota

Ukrainë – Shpërthime në qytetin e Dnipros, raportohet për të lënduar

Dy shpërthime të mëdha janë dëgjuar rreth orës 6 të mëngjesit në qytetin ukrainas të Dnipros, raporton BBC.

Valentyn Reznichenko, guvernator rajonal, thotë se një nga raketat është rrëzuar nga mbrojtja ajrore e Ukrainës.

Mbetjet kanë rënë në një oborr privat, thotë ai, duke dëmtuar dy shtëpi dhe ka lënduar një grua.

Lexo më shumë  Aktorët e famshëm bashkohen me Bad Bunny kundër Trump-it, në shfaqjen spektakolare të Super Bowl

Një raketë tjetër ka goditur infrastrukturën e transportit, ka treguar ai, pa dhënë detaje.

Një nga qytetet më të mëdha të Ukrainës me një popullatë rreth 1 milion banor, Dnipro është bërë vend ku mijëra persona po ikin nga konflikti në jug dhe lindje të Ukrainës, veçanërisht nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.

Lufta nuk ka sjellë vuajtjen e njëjtë dhe shkatërrime në Dnipro, siç ka sjellë në qytetet tjera ukrainase.

Lexo më shumë  Shumica e gjermanëve janë pro rritjes së ndihmës për Ukrainën

Puhtimi rus i Ukrainës ka nisur më 24 shkurt.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *