Bota

Ukrainë: 103 fëmijë të vrarë që nga fillimi i luftës

Prokurorja e Përgjithsheme ukrainase tha të mërkurën se 103 fëmijë janë vrarë deri më tani në luftën në Ukrainë që ka nisur më 24 shkurt.

Forcat ruse kanë goditur më shumë se 400 institucione arsimore dhe 59 prej tyre janë shkatërruar, tha prokurorja e përgjithshme Iryna Venediktova.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një “operacion ushtarak” në Ukrainë, në orën 5:55 të mëngjesit të 24 shkurtit, 2022. Disa minuta më vonë pasuan granatimet e para.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, shpalli gjendje lufte në vend.

Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe NATO-ja e dënuan sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse.

Më 21 shkurt, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim për njohjen e rajoneve separatiste të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si shtete të pavarura, dhe ka urdhëruar vendosjen e forcave ruse në ato territore. Perëndimi e ka dënuar fuqishëm këtë veprim, duke e cilësuar si uvertyrë për pushtim të plotë.

Lexo më shumë  Rutte kërkon ndryshimin e trajektores së luftës në Ukrainë

Rusia ka grumbulluar më shumë se 150,000 forca të armatosura dhe pajisje të rënda ushtarake në kufijtë me Ukrainën – gjë të cilën NATO-ja e ka përshkruar si grumbullimin më të madh ushtarak në kontinentin evropian që nga fundi i Luftës së Ftohtë.

Udhëheqësi rus po përpiqet të parandalojë anëtarësimin e Ukrainës në NATO – gjë të cilën e ka cilësuar si kërcënim ekzistencial – dhe të ndalojë zgjerimin e aleancës perëndimore drejt lindjes./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *